Pacolli ngre padi ndaj Xharrës, kërkon 100 mijë € (Dokument)

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 18:11 | Nga

Sekretari i AKR-së, Rrahim Pacolli ka ngritur padi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra për siç ka thënë ai për shpifjet që anëtarja e PDK-së i ka bërë ndaj tij nëpërmjet disa publikimeve në rrjetet sociale.

Lajmin për ngritjen e padisë, Pacolli e bëri të ditur përmes rrjetit social “Facebook”.

“Siç edhe kam paralajmëruar, sot kam ngritur padi ndaj Arbana Xharrës e cila me disa publikime në rrjetet sociale ka shpifur ndaj meje. Padia ime është ngritur për dëmshpërblim ndaj dëmit që i është bërë personalitetit, nderit dhe moralit tim. Rr.P”, ka shkruan Pacolli në Facebook.

Image may contain: text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme