AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu

Prishtinë | 24 Qer 2024 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur shumëvjeçar, Isuf Kadriu.”

AGK ka dhënë detaje për punën e Kadriut.

“Kadriu ka filluar karrierën në vitin 1998 në Televizionin Era, për ta vazhduar në televizionin e Maqedonisë Veriore, Alsat M, ka qenë korrespodent i Radio Evropa e Lirë në Shkup të Maqedonisë Veriore, që nga viti 2001.”

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kadriu.”

Të ngjashme