Reperi i Babastars, Agon Amiga, besohet se është ribashkuar me gruan e tij, Egzonën.
Prive e bën të ditur lajmin duke thënë se çifti kanë filluar të kontaktojnë dhe të jetojnë sërish bashkë.
Kohë më parë Agon Amiga ishte ndarë nga gruaja e tij Egzona, pasi kjo e fundit ia zbuloi tradhtinë me Afërdita Dreshajn.
Por, pas lansimit të këngëve të Agon Amigës ku ai shprehet i penduar për aktin, duket se ka ardhur deri te dialogu ku dy të dashuruarit kanë vendosur të harrojnë të kaluarën dhe të vazhdojnë jetën bashkë.