Gjiko lanson hitin e ri, himnin e dashurisë “Yjet Nalt” (Video)

Prishtinë | 12 Mar 2017 | 14:54 | Nga

Reperi ndër më të pëlqyerit e skenës, Gjiko, ka publikuar projektin e tij të ri të titulluar “Yjet Nalt”.

 Gjiko lanson projektin pas një jave për plot me paralajmërime rreth projektit.

Ai madje dha një intervistë për Telegrafin, ku edhe foli për karakteristikat e projektit dhe se si ai është një manifest dashurie.

 Dhe vërtet, ky manifest i dashurisë i Gjikos vjen i punuar nga top producenti, Big Bang në shtëpinë e hiteve, RedBox.

Videoklipi është punuar nga Valon Aziri, një regjisor i ri por shumë i talentuar i afirmuar nga reperi në klipet e tij tejet kreative.

“Yjet Nalt” e kthen sërish Gjikon plot me dashuri, pas projektit hit “Je Shku”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme