Gjiko feston 29-vjetorin, Elita i bën dedikimin e veçantë

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 16:37 | Nga Ekonomia Online

Reperi shumë i dashur për publikun shqiptar, Gjiko, feston sot ditën e tij të lindjes. Ai mbush 29 vjeç dhe në këtë ditë të veçantë, nuk kanë munguar urimet nga miqtë, kolegët dhe njerëzit e zemrës.

Moderatorja Elita Rudi është bërë shumë romantike për ditëlindjen e të shoqit dhe e ka uruar publikisht me fjalët e bukura. Ajo shprehet se mezi pret ta kalojë gjithë jetën pranë tij, e në fund të dy bashkë të thonë “Ia dolëm”.

Elita ka publikuar në profilin e saj të Instagramit, një foto në të cilën shihet duke u puthur me Gjikon. “Mezi po pres të plakem me ty, të t’i shoh rrudhat poshtë syve, të të përqafoj dhe të të them se ia dolëm! Dhe shume ditelindje me plot shendet e dashuri afer nesh!! Te duam”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme