E paragjykuan për emrin e vajzës, Elita Rudi u përgjigjet kritikëve me një mesazh

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Javë më parë, prezantuesja Elita Rudi u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko, mirëpritën një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Bota.

E pyetur së fundmi se a është paragjykuar për emrin e vajzës, moderatorja e njohur drejton një pyetje kundrejt atyre që ishin të përfshirë në këtë.

“A ju kanë paragjykuar për emrin e vajzës”, është pyetur ajo.

“Po shumë. Por i kisha pyetur ata që paragjykojnë përse është e pranueshme Marsi, Venera (Venus), Bora, Dielli etj e jo Bota?!”, ka qenë përgjigja e Rudit.

Ajo dhe krijuesi i hitit “Xhiro” janë prindër edhe të një djali të quajtur, Zëri, i cili erdhi në jetë në vitin 2019.

Të njëjtit u martuan në shtator të vitit 2018 në një ceremoni luksoze në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme