Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim drejtorin e Agro-USAID-it në Kosovës, Mark Wood dhe bashkëpunëtorët e tij me të cilët ka biseduar për projektet e përbashkëta ne bujqësi të cilat do të realizohen gjatë këtij viti, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ne këtë takim është diskutuar mundësia e bashkëpunimit për realizimin e projekteve në bujqësi të bashkëfinancuara nga Komuna e Drenasit dhe Agro-USAID-it. Kryetari Lladrovci ka mirëpritur këtë takim dhe ka shprehur gatishmërinë për realizimin e projekteve në fushën e bujqësisë që janë ne interesin e qytetarëve dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të bujqësisë në vend. Ndërsa drejtori i Agro-USIAD-it, Mark Wood, tha se do të mbështes Komunën e Drenasit në projektet që ajo i konsideron si me të rëndësishme ne sektorin e bujqësisë për qytetarët e saj.