Agron Demi nga Insituti GAP ka thënë se me 7 gusht 2016, ditën kur Majlinda Kelmendi po garonte për medaljen e artë olimpike në Rio, ndodhej në një program në Cincinnati të SHBA, duke shtuar se në ato momente fitoreje shpërtheu në lot.
Ai tha se i njejti emocion ishte edhe sot kur Distria e fitoj medaljen e dytë të artë për Kosovën.
Njoftimi i plotë:
Me 7 gusht 2016, ditën kur Majlinda Kelmendi po garonte për medaljen e artë olimpike në Rio, ndodhesha në një program në Cincinnati të SHBA. Pikërisht në kohën kur po fillonte gara finale, më duhej ti bashkangjitesha grupit prej mbi 30 vetëve dhe duhej të udhëtonim për një qytet tjetër. Por, nuk mundesha me lëshu atë moment historik dhe mos me pa luftën e Majlindës për të arten. Andaj i vonova të gjithë për rreth 20 minuta. Por, ja vlejti. Kur hyna në autobus vetëm se i kisha sytë me lotë. Çfarë bëri që të gjithë të brohorisnin për medaljen e parë të Kosovës. E unë të shpërtheva edhe më shumë në lot. Ndihesha më krenarë se Majlinda
Kur pas disa orësh u lidha me internet dhe pashë edhe ceremoninë e medaljeve, u turpërova pak se e kuptova që kisha qarë ma shumë se vetë fituesja e medaljes
.I njejti emocion ishte edhe sot kur Distria e fitoj medaljen e dytë të artë për Kosovën.Për një vend si Kosova, që në dy olimpiadat e para fiton dy medalje të arta, nuk është pak. India me mbi 1 miliard banorë ka fitu vetëm 1 medalje të artë në 37 vitet e fundit.