Drejtori i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ka thënë sot është sulmuar nga dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Ka thënë se njëri është Nazim Sahiti, drejtor i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës. bMustafa ka thënë për Express se personi i dytë është një polic tjetër i njohur si “Tarkani”.
“Nuk e di. Nuk po kuptoj pse ka ndodhur ky sulm”, ka thënë Mustafa, për Express.
Nazim Sahiti është drejtor në Policinë e Kosovës. I njëjti kishte dështuar ta kalonte verifikimin e bërë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.
Kohëve të fundit ka pasur disa shkrime në të cilat Nazim Sahiti portretohet si personi më me ndikim në Policinë e Kosovës.
Sulmohet fizikisht drejtori i Telekomit, Agron Mustafa
Drejtori i Valës, Agron Mustafa është sulmuar fizikisht para pak qasesh në një lokal në Prishtinë.
Vetë Mustafa ka thënë se e din se kush janë sulmuesit.
Ndësa dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë për Insajderin se sulmuesit janë polic civil.