Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero është i etur të dëgjojë ofertën nga Barcelona, pasi është i interesuar ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.
Pa kontratë në qershor, Aguero është duke u lidhur me Barcelonën pasi ata kërkojnë një golashënues pasi lejuan Luis Suarez të largohej drejt Atletico Madridit verën e kaluar.
Sipas mediumit Cadena SER, burimet e familjes kanë deklaruar se Aguero i ka mirëpritur bisedimet për Barça që janë të etur për ta transferuar.
Ky medium shton se sulmuesi argjentinas do të ishte i lumtur të diskutonte kushtet e një para-kontrate.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka deklaruar ditët e fundit se ai mbetet me shpresë që Aguero të bie dakord për kushte të reja dhe të rinovojë me klubin nga Etihad.
Ish-trajneri i Barçës beson se ata do të kenë një vendim nga argjentinasi këtë muaj.