Futbollisti i Manchester Cityt, Sergio Aguero është shëruar nga Covid-19.
Lajmin e ka konfirmuar vet lojtari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Twitter.
Ai tha se ishte sot në palestrën e klubit, kurse shumë shpejt do t’i bashkohet bashkëlojtarëve në stërvitjet grupore.
Saktësisht para 10 ditëve, argjentinasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.