Aguero kryen sot testet mjekësore te Barcelona

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Sergio Aguero mbrëmë ka arritur në Barcelonës dhe do t’u nënshtrohet testeve mjekësore nesër.

Të marten ai do të fluturojë për në Buenos Aires për t’u bërë gati për Copa American.

Sulmuesi që mbajti veshur fanellën e Manchester Cityt që nga sezoni 2011/12, do të jetë futollisti më i ri i Barcelonës.

Aguero do t’u nënshtrohet testeve mjekësore sot në mëngjes dhe gjithashtu mund ta nënshkruajë kontratën, edhe pse prezantimi do të bëhet pas përfundimit të Copa Americas.

Ai u pa në mëngjes duke u larguar nga një hotel në Barcelonë dhe raportohet se është nisur për të përfunduar testet mjekësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme