Sot në Prishtinë u zhvilluan xhirot të fundit të superligës dhe ligës së parë në Pingpong. Derbi i kësaj xhiroje ishte ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ahmet Hoxhës, ku fitues doli Ahmet Hoxha me 4:1 e me këtë edhe mori primatin e liderit të superligës.
Në ligën e parë u zhvillua vetëm një ndeshje ndërmjet Therandës dhe Gjilanit, të cilën e fitoj Gjilani me 4:1 e me këtë edhe siguroj vendin e dytë në ligën e parë, ndeshjet tjera do të zhvillohen gjatë kësaj jave.
Ndërsa, në Halmstad të Suedisë sot ka filluar kampionati botëror në Pingpong, Kosovën e përfaqëson Jeton Beqiri si gjyqtar ndërkombëtar, e Nehat Çitaku në cilësinë e delegatit.