Mbahet turneu i pingpongut “Festari 2018”, ndeshje të forta e cilësore

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Të dielën, në Palestrën e sporteve në Therandë u zhvillua turneu tradicional i pingpongut Festari 2018. Morën pjesërreth 100 pingpongistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Garat  u zhvilluan në fazën e grupeve dhe fituesit e grupeve u renditën në fazën finale me eliminime. Në përgjithësi pati ndeshje të forta dhe cilësore.

Te femrat, kishte më pak pjesëmarrëse.

Vlen të veçohet vetëm finalja, ndërmjet Iliriana Halitit dhe Linda Zeqirit, që për nga cilësia janë një nivel më lart se rivalet. Megjithëse rezultati në seta ishte 3:0, për Ilirianën, ndeshja nuk ishte aq e lehtë për të pasi Linda u përpoç majft, por hasi në kundërshtaren shumë të disponuar.

Te meshkujt, në gjysmëfinale u takuan mes vete katër lojtarët më të mirë në ranglistën aktuale. Rrahman Ademi, hasi në rrezistencë të fortë të Kreshnik Mahmutit të Prizrenit dhe në dy setat e parë i riu Mahmuti luajti pa gabime dhe krijoi epërsi të dukshme. Megjithë përpjekjet Ademaj arriti të fitoj vetëm setin e tretë por, të katërtin e mori Kreshniku dhe tërë ndeshjen me 3:1 në seta.

Në gjysmëfinalen tjetër u takuan dy lojtarët reprezentues të Kosovës, Fatih Karabaxhaku dhe Mentor Shabani. Edhe në këtë ndeshje, më i freskët dhe me më shumë ambicie ishte Karabaxhaku, që së bashku me Kreshnikun treguan se janë mirë të përgatitur për ndeshjen e së martës kundër Izraelit që e lujanë në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin evropian.

Në finale, Kreshniku u tregua shumë i sigurt dhe nuk lejoi që fitorja e tij të vihej në dyshim asnjëherë dhe me meritë e fitoi ndeshjen me 3:0 në seta.

Rezultatet dhe renditja:

Gjysmëfinalet: Femrat:

Linda Zeqiri-Jerina Rexhepi  3:0

Iliriana Haliti-Edona Shabani 3:0.

Finale:

Linda Zeqiri- Iliriana Haliti 0:3

Meshkujt:

Gjysmëfinalet:

Rrahman Ademaj- Kreshnik Mahmuti 1:3

Mentor Shabani- Fati Karabaxhaku 0:3

Finale:

Kreshnik Mahmuti- Fati Karabaxhaku 3:0    

P

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme