Heroi i Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi, dhe dëshmori Qazim Jakupi, do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.
Ata janë rivarrosur sot me nderime ushtarake. Në ceremoni merrte pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, përfaqësues të tjerë institucionalë e politikë, e qytetarë të shumtë, raporton EkonomiaOnline.
Gjatë ditës janë mbajtur homazhe në Kuvendin e Kosovës dhe akademi përkujtimore ku Ahmet Krasniqi u nderua me medalje presidenciale, ndërkaq Qazim Jakupi me titullin hero i kombit.
Të gjitha ceremonitë u organizuan nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.
Ish-ministri i parë i Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi, ishte vrarë në rrethana ende të pasqaruara në Shqipëri.