Ahmet Tmava ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të “Trepçës”.
Tmava, i cili ka folur për Klan Kosova ka akuzuar edhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, për pengesë në kryerjen e detyrave.
“Jemi në një vakuum ligjor, qe 17 muaj nuk po funksionalizohet Ligji për Trepçën për kaq kohë nuk ka një bord”.
“Edhe ministri Valdrin Lluka më ka penguar në të drejtën për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur, prandaj jap dorëheqje”, ka thënë Tmava.