Ahmetaj: Në vitin 2025, 50% e njerëzve në vendet evropiane do të përballen me sëmundjen e astmës

Prishtinë | 07 Maj 2019 | 10:23 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Astmës është mbajtur konferenca Internacionale “WAD Wofirld Asthma Day- Prishtina 2019”, raporton Ekonomia Online.

Në hapje e kësaj konference rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se kjo është mundësi e mirë për të diskutuar për sëmundjen e astmës dhe për ndërkombëtarizimin e UP-së.

“Është një mundësi e mirë për të zhvilluar diskutimin për sëmundjen e asmës, jam i nderuar për fatin që kjo konferencë organizohet në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe është e rëndësishme për ndërkombëtarizimin e Universitetit të Prishtinës”, tha Dema.

Luljeta Ahmetaj, profesoreshë nga fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, prezantoi të gjeturat nga hulumtimi i  përgatitur në lidhje me sëmundjen e asmës.

“Sot me ju do të ndaj një shqetësim. Sulmet alergjike tani kanë marrë një rrugë tjetër, ndoshta duhet t’iu qasemi më ndryshe. Do të bëj prezantimin për polenet të cilat nga një aromë e këndshme shndërrohen në një problem. Në vitin 2025, 50% e njerëzve në shtetet evropiane do të përballen me astmë. Astma si diagnozë na mundon ende neve mjekëve”, tha ajo, raporton EO.,

Në këtë konferencë gjatë ditës do të ketë pjesëmarrës, profesorë, doktorë nga qytetet e Kosovës, po ashtu edhe nga vendet e rajonit, siç janë Greqia, Turqia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Shqipëria.

U dhanë edhe mirënjohje për përfaqësuesit e mjekësive familjare nga Prizreni, Gjakova, Ferizaj, Peja dhe Prishtina.

Kjo është konferenca e 7-të me radhë e këtij lloji që po organizohet në Kosovë.

Të ngjashme