Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në facebook, i është drejtuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit për çështjen e gazit, pasi ky i fundit tha se gazi nuk vjen nga Amerika.
Ahmeti i tha Bislimit se Kosova humb në rast se sillemi si elefant me peshën e miut.
“Ende skemi ambasadorë. E brenda ende skemi institucionet bazike. Me u sjell si elefant me peshë të minit, nuk humbni vec ju si qeveri po edhe ne si shtet”, ka shkruar Ahmeti.
Besnik Bislimi gjatë ditës tha se gazi i cili do të vijë në Kosovë nuk vjen nga Amerika por nga Rusia dhe Azerbajxhani.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ahmetit:
Z. Bislimi, na e dijmë që gasi nuk vjen nga ShBA. Nuk e kam dëgjuar dikënd ta ketë thenë. Në rastin më të keq për juve është thënë interes amerikan. Mos thuani që pëkrahësit po e mbrojnë gasin rus. Është qëllimkeqe në radhë të parë dhe e pavërtetë në esencë.
MCC e përkrah sepse edhe është në interesin strategjik amerikan. Por në radhë të parë është interes i Kosovës. Lidhja me rrejtet e gasit mundëson alternativa të qymyrit. Kostoja më e ulët dhe sasia e rezervave japin siguri shtesë që kjo është mundësi e mirë për Kosovën.
Dhe krejt në fund zvogëlon varësinë nga rrjetet e tjera të gasit për ShBA dhe aleatët. TAP është krijuar si burim i gasit për Evropë, për të zvogëluar varësinë nga gasi rus.
Meqenëse marrëdheniet ndërkombëtare nuk bazohen në drejtësi por interesa, rreshtimi në tema të mëdhaja duhet të bëhet me kujdes.
Tema madhore me përgjigje joserioze nga shteti jonë nuk ju bëjnë juve nder si qeveri e neve si shoqëri.
Ende skemi ambasadorë. E brenda ende skemi institucionet bazike. Me u sjell si elefant me peshë të minit, nuk humbni vec ju si qeveri po edhe ne si shtet.
Para se me komentu për Prishtinën ky projekt do të kishte rëndësi madhore për Prishtinë dhe ekonomitë familjare duke reduktuar koston.