“Ahmeti e shpëtoi dje Qeverinë, Kushtetuesja e shpëtoi Ahmetin sot”

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 23:26 | Nga Ekonomia Online

Për kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ish-kryetar i Komunës së Prishtinës, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese, në favor të Shpend Ahmetit është e lidhur me veprimet e këtij dhe partisë së tij, kohës së fundit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se “të shtunën, Shpend Ahmeti e shpëtoi Qeverinë, të hënën Gjykata Kushtetuese e shpëtoi Shpend Ametin”.

“E mira kthehet me të mire! Gjykata Kushtetuese shkeli të gjitha afatet ligjore për të vendosur për kërkesën e Arban Abrashit. Në fund vendosi në interes të pushtetit”, ka thënë Mustafa, që ka shtuar se vendimi i sotëm i kësaj gjykate, ia ka kujtuar atij një rast të viteve nëntëdhjeta, të një miku të tij, profesor nga Tirana.

“Kishte shkuar në gjykim për të kërkuar lirimin e shtëpisë së tij, që ia kishte uzurpuar një palë. Kur gjykata vendosi në llogari të palës uzurpuese, profesori mbeti ulur në gjykatë, i habitur. Gjykatësi kërkoi të largohet, pasi kishte përfunduar gjykimi. Profesori e pyeti, po si u bë prona ime pronë e tij?! Gjykatësi iu përgjigj, kësaj radhe ky e bëri punën, bëre ti punën radhën tjetër!”, ka thënë Mustafa.

Në fund, Mustafa ka thënë se një shtet që e humb besimin në Gjykatën Kushtetuese nuk i ka punët mirë.

“As shteti e as Gjykata”, ka thënë ai.

Të ngjashme