Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), njëherit edhe kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk ka komentuar deklarimet e fundit të presidentit Hashim Thaçi, rreth korrigjimit të kufijve Kosovë – Serbi, raporton Ekonomia Online.
I pari i PSD-së, thotë se është duke u marrë me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, duke mos dashur të flas për atë që Thaçi po e proklamon kohëve të fundit.
Kreu i Prishtinës shtoi se për të është më mirë që të rregullojë punën në komunë që udhëheq.
“Na po merremi me korrigjimin e numrit të nxënësve nëpër shkollat e Prishtinës, Thaçi le të flet atje. Mendoj se për këto tema kemi fol mjaftueshëm”.
“Ma mirë t’i rregullojmë punët tona në Prishtinë që i kemi”.
Këto komente ai i bëri gjatë vizitës në shkollën e re në lagjen Arbëria që do të përurohet në shtator, raporton EO.