Një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale nga “Qyteti i vjetër” për gjoja mbulimin e kalldrëmeve me asfalt është e montuar.
Pas kësaj ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili e mohoi se një gjë e tillë është duke u bërë në atë pjesë.
” Nuk janë mbulua kalldrëmet jo”, shkruan Ahmeti mbi fotografinë e publikuar të “Qytetit të Vjetër”
Një qytetare po ashtu ka reaguar duke publikuar një pamje të asaj pjese ku shihet se rruga nuk është fare e prekur dhe nuk është duku u punuar në të.