Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti i cili shpjegoi se si ka rënë blloku B2 në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook e ka pyetur Kurtin se, çfarë na vyejnë gjermanët për të ndrequr blloqe.
“…por ka ra turbina. A e kuptoni? Lopatat e rotorit të gjeneratorit B2 janë copëtuar, për shkak se shtypja e avullit, në vend që të jetë 120 bar sipas specifikacionit, ka qenë 90 bar. Edhe avulli ka qenë me lagështi më të madhe edhe i ka copëtuar lopatat e vjetruara… Kurti në Kuvend në shpjegimin pse ska rrymë. Pyetja e qytetarëve është se a je tu fol për lagështinë absolute, relative apo specifike të Avullit. Në qoftë se jeni tu fol për atë absolute duhet me na tregu sa gram për metër kub ka qenë që e paska prish lopatën kështu. Në qoftë se ka pas me qenë shtypja 120 e ka qenë 90 e e ka prish lopatën kjo i bjen që me pas qenë 120 me lagështi absolute më të lartë na duhet me qenë të lumtur se paska pas me i prish edhe dhëmbët e bojlerit. Përnime e keni a? Çka po na vyejnë gjermanët me ndreq blloqe?”, ka reaguar Ahmeti.