Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se çështja e inkuadrimit në NATO veç më ka marrë formë dhe se tani forcat duhet koncentruar tek bisedimet për inkuadrim në BE.
“Në vendin tonë, duhet të ritet kujdesi në drejtim të përfaqësimit. Ne duhet të kemi përfaqësues cilësor si në NATO ku do të zhvillohen bisedimet, por shumë më me rëndësi është për në BE, sepse do të jetë një proces i gjatë, duhen njerëz që i njohin zhvillimet dhe standardet, duhet njerëz me cilësi dhe vlera të mëdha”.
“Bujari deri tani është përpjekur që ta menaxhoj, por fronti ka qenë shumë i gjerë, tani është koha që të koncentrohemi më shumë në bisedimet me BE-në”.