Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, mban konferencë për shtyp.
Konferenca do të mbahet në katin e parë në ndërtesën e vjetër të Komunës, bëhet e ditur në njoftimin e dërguar për medie.
“Te nderuar, sot ne oren 15:00, Kryetari Shpend Ahmeti mban konference per shtyp, ne katin e pare, ndertesa e vjeter e Komunes. Ju ftojme te e ndiqni!”, shkruhet në njoftimin e Komunës.
Konferenca vjen pas rritjes së numrit të infektuarve në Prishtinë ku vetëm dje u paraqitën 10 raste të reja.