Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për ndërprerjen e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pas mospranisë së koalicionit PANA në të .
“Qysh bre me thirr seancën mas krejt atyre nënshkrimeve të koaliconeve e deklaratave pompoze e mos me ardh në seancë vetë. Kjo është e papranueshme, sepse është tallje me qytetarë”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.
Seanca është paraparë të vazhdojë në orën 14:00.