Ankesat për rrugët në Prishtinë, reagon Shpend Ahmeti

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas ankesave të qytetarëve lidhur me gjendjen e krijuar në rrugë pas reshjeve të borës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Ahmeti ka thënë se nuk është më kryetar dhe u ka bërë thirrje qytetareve që të mos i shkruajnë më për rrugë.

Më tutje ai tha se bashkëndjen me qytetarët dhe me komunën pas gjendjes së krijuar në rrugë.

“S’jom mo! Mos më shkruni për rrugë! Bashkëndjej edhe me juve edhe me komunën!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme