MC Kresha fotografohet për dore me të dashurën rrugëve të Prishtinës

Prishtinë | 14 Gus 2023 | 22:20 | Nga Ekonomia Online

MC Kresha është fotografuar dorë për dore me të dashurën e tij misterioze.

Prej disa javësh, në media po flitet për romancën e re të reperit MC Kresha me një vajzë misterioze bjonde.

Madje, një muaj më parë ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, portreti i së cilës mbeti ende i pazbuluar.

Gjithashtu në një intervistë në “Klanifornia”, ku Kresha ishte i ftuar së bashku me Lyrical Son, djemtë lanë të kuptohej se reperi ishte i dashuruar.

Megjithëse nuk ka preferuar ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit.

Sigurisht, dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”.

Megjithatë, dyshja është fotografuar me shpinë të kthyer, duke na lënë ende kuriozë për portretin e bjondes misterioze që i ka vjedhur zemrën reperit / Front Online /

MC Kresha e dashura
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme