Ahmeti: Në Bruksel shkojmë për njohje dhe asgjë tjetër

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i ekipit negociator, Shpend Ahmeti tha se me dorëzimin e platformës në Kuvend u japin fund spekulimeve se çfarë përmban ajo, raporton Ekonomia Online.

Ai ka shtuar se ky është dialog për njohje, dhe se nëse nuk ka njohje nga Serbia në fund të procesit, atëherë asnjë pikë e marrëveshjes përfundimtare nuk do të jetë e vlefshme.

Ahmeti ka sqaruar se janë të gatshëm që të përfundojnë çështjet e mbetur pezull me Serbinë pa u cenuar shtetësia e Kosovës.

“Dorëzuam zyrtarisht platformën për dialogun t’i japim fund spekulimeve se çfarë mund të përmbajë platforma me parime që kemi vendos kërkesat tona për tema e vetme të qartë qëllimin dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës karshi fazës përfundimtare të dialogut me Serbinë”.

“Platforma bazohet në Kushtetutën e Kosovës duke cituar nenet e Kushtetutës se sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës që është e pacenuar që Kushtetutën me mbrojt edhe në këtë dialog”.

“Në platformë parim që resurset që janë në Kosovë janë e drejtë ekskluzive e Kosovës dhe vendim sovran i Kosovës shfrytëzimi i tyre”.

“Dialogu për njohje ky është parimi i parë i dialogut, nuk shkojmë në dialog nëse mendojmë se fundi do jetë nëse nuk ka njohje, nëse nuk ka njohje të Kosovës nga Serbia atëherë asnjë pike tjetër e marrëveshjes nuk do jetë e vlefshme për ne”.

“Dëmshpërblimet e luftës në mënyrë kolektive, dëmshpërblimet individuale të dëmeve të luftës, ne duam të përfundojmë çështjet e hapura që kemi me Serbinë, njohje nga Serbia dhe anëtarësim”.

“Arsyeja kryesore pse kam hy ne politik është me përmirësuar jetën e qytetarëve dhe me këtë platformë i kemi shuar fjalët se pse kemi hy në këtë ekip, ka mënyrë edhe kur nuk je në pushtet e Qeveri që të mbrojmë bashkë interesat e Kosovës”.

“I bëj ftesë LDK dhe VV të bëhet pjesë e ekipit sepse platforma ka nevojë”.

“Nuk flitet as për demarkacion e gjërat tjera që janë përmendur por vetëm në përputhje me Kushtetutën dhe synimi është njohja nga Serbia dhe normalizimi i marrëdhënieve, nëse nuk ka respekt atëherë nuk kemi për çfarë të bisedojmë”.

Bashkënegociatori i Ekipit për Dialogun me Serbinë, foli për shqiptarët e Luginës për të cilët tha se duhet të kenë të drejta të barabarta me serbët e Kosovës.

“Shqiptarët në Luginë, qëndrim zyrtar janë të drejtat reciproke me serbët në Kosovë, çfarë do të drejte që kanë serbët në Kosovë ashtu duhet edhe shqiptarët në Luginë”, tha Ahmeti.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/346163785992557/

Të ngjashme