BE-ja i bën thirrje Serbisë t’i vendosë sanksione Putinit: Mos bashkëpunoni me dikë që po vret njerëz

Prishtinë | 15 Mar 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Serbisë që përmes masave ekonomike dhe financiare të dënoj agresionin rus në Ukrainë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano  ka thënë se BE-ja vlerëson qëndrimin e qartë të Serbisë kur bëhet fjalë për mbështetjen e rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, por gjithashtu i ka bërë thirrje asaj që të ndërmarrë sanksione ekonomike.

“Nëse bashkëpunoni me Putinin dhe Kremlinin, nëse u siguroni atyre financim, nëse i ndihmoni të anashkalojnë sanksionet e vendosura nga më shumë se 40 vende, ju po punoni me dikë që vret njerëzit në Ukrainë dhe shkatërron Ukrainën”, tha Stano, raporton N1.

Ai shtoi se lufta e Putinit nuk është vetëm një luftë kundër popullit ukrainas, por se është një luftë kundër ligjit ndërkombëtar dhe një luftë kundër kartës së OKB-së.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në Bruksel për mosharmonizimin e Serbisë dhe Turqisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë, zëdhënësi i BE-së përsëriti se obligimi i vendeve kandidate është që gradualisht të harmonizohen me politikën dhe vendimet e BE-së në kuadër të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme