Ahmeti: Nuk merrem me partitë politike, prioritet i imi mbetet pandemia

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nuk e ka ndërmend të merret me problemet politike por me pandeminë.

Përmes një statusi në rrjetin social, Facebook, Ahmeti ka thënë se prioritet i tij mbetet lufta ndaj Coronavirusit, sesa të fajësoj njërën apo tjetrën parti.

Përkundër insistimit në çdo intervistë që nuk dua të flas për përplasjet politike në nivelin qendror patjetër se po vijnë pyetjet për këtë temë. është vështirë të mos keqkuptohemi e të mos cilësohemi si per njërën palë ashtu edhe për tjetren. Deri në përfundimin e pandemisë dhe pasojave edhe më shumë do të insistoj që ne si Prishtinë të mos merremi. Po shpresoj në më shumë tituj për pandeminë, se sa Ahmeti fajësoj këtë apo atë.

Ju falemnderit për mirëkuptimin!

rriNshpi

Të ngjashme