Ahmeti për deklaratat e Hoxhajt: Në Bruksel s’mund të shkojmë çdo herë nga pesë persona

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkëkryesuesi i dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se presin nga dialogu njohjen nga Serbia.

Ahmeti pas takimit me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, tha se nga ky i fundit kanë kërkuar që të paraqes në Serbi qëndrimin e Kosovës për platformën për dialogun, raporton Ekonomia Online.

“Çka presin në ketë dialog është njohja, kërkojnë që fundi i këtij procesi të jetë njohja nga Serbia. Moore është lider i rëndësishëm “.

“Nesër do jetë edhe në Beograd dhe do të përcjell çështjen e ngritur nga ne atë ta platformës”.

I pyetur për deklaratat e Enver Hoxhajt ai ka thënë se duhet pyetur PAN-in pse kanë zgjedhur Limajn e jo Hoxhën për të kryesuar në dialog.

“Ekipi i ka dy bashkëkryesues, pse PAN-i e ka zgjedh Limaj e jo Hoxhajn është çështje e tyre. Në këto takim i kemi të rregullta”.

“Tash mos të presin që shkojmë në çdo takim ka 5 persona. Kësaj here ka qenë platforma. Për Brukselin vazhdon të përmendet pezullimi i taksës”.

“Në Bruksel mendohet që Kosova po e bllokon dialogun, mirëpo një gjë e tillë nuk është e vërtetë”.

Të ngjashme