Ministri i Vuçiqit thotë se shqiptarët po punojnë për “Shqipërinë e Madhe”, i ankohet Brukselit

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Pasi tha se ndoshta dialogu Kosovë – Serbi nuk do të vazhdojë derisa Albin Kurti të jetë në krye të Ekzekutivit në Prishtinë, ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviq tha se nga Brukseli nuk mund të shihet asgjë efektive, teksa përmendi disa plane për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Selakoviq u ankua se ndërkombëtarët sipas tij nuk po i bëjnë mjaftueshëm presion Kosovës.

“Efektivisht, nuk mund të shihni asgjë, ashtu siç nuk mund të shihni presione të qarta në thelb kur bëhet fjalë për përmbushjen e obligimeve të Prishtinës që dalin nga dialogu”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme