Diplomacia serbe kundër Kosovës në veprim, Selakoviç takon kryediplomatin e Letonisë

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviç është takuar me homologun e tij nga Letonisë, Edgar Rinkeviçs, me të cilin ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi mes dy vendeve, si dhe kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas njoftimit të ministrisë së punëve të jashtme të Serbisë, Selakoviç e ka falënderuar homologun nga Letonia për “gatishmërinë mbështetëse ndaj procesit të kërkimit të mënyrave paqësore dhe zgjidhjes përmes kompromisit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

“Diskutuam për dialogun Beograd-Prishtinë dhe nevojën për ta vazhduar atë, por edhe për të implementuar marrëveshjet e arritura deri më tani, veçanërisht formimin e Asociacionit të komunave serbe, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit para 3 mijë e 180 ditëve”, ka deklaruar Nikolla Selakoviç, raporton Tanjug.

Selakoviç gjithashtu njoftoi se do të hapet Konsulata e Letonisë në Beograd.

Letonia është prej vendeve të para që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran pas shpalljes në vitin 2008, përkatësisht më 20 shkurt, tri ditë pas shpalljes. /Albanianpost

Të ngjashme