Rrahje në parkingun e diskotekës në Prishtinë, 22 vjeçari kapet me substanca narkotike

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 19:00 | Nga Ekonomia Online

Në orët e mëngjesit të sotëm, në parkingun e diskotekës “Duplex”, në Prishtinë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Sinjali mëson se pasi Policia ka marrë informacionin për incidentin, një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është hasur një 22-vjeçar L.K., që ka qenë i përfshirë në rrahje.

Zyrtarët policorë kanë bërë kontrollimin e veturës së të riut, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme dhe i kanë gjetur një sasi të dyshuar me substancë narkotike marihuanë.

I riu është shoqëruar më pas për në stacion policor, ku është intervistuar, ndërsa substanca e dyshuar është konfiskuar nga njësiti përkatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme