Përleshja në Mitrovicë, emrat e të rinjve që u rrahën pas një zënke në trafik

Prishtinë | 03 Maj 2022 | 17:59 | Nga Ekonomia Online

Disa të rinj janë përleshur mbrëmë pas mesnate përballë objektit të Komunës së Mitrovicës për shkak të një mosmarrëveshje në komunikacion.

Sinjali mëson se pasi Policia ka marrë informacionin për këtë rrahje, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur personat e dyshuar lidhur me këtë rast.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Prokurorisë dy nga të dyshuarit e përfshirë në rast janë dhe Imar Behrami 22-vjeçar dhe  Andi Sadiku, 23-vjeçar.

Të njëjtat burime kanë njoftuar se të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar. Në deklaratat e tyre të dhëna para Njësisë së Hetimeve thuhet se arsyeja pse janë rrahur mes vete ka qenë për shkak të trafikut.

Lidhur me rastin prokurori kujdestar ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “sulm” dhe “lëndim trupor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme