Edhe sot operacion kundër drogës në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë | 21 Pri 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Antidroga e Policisë së Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër drogës në Mitrovicën e Veriut, ku pritet të kryejnë një tjetër aksion kundër drogës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Branislav Radoviq, ka thënë se njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policët e stacionit lokal.

Kujtojmë se aksione kundër drogës janë zhvilluar edhe të mërkurën dhe të martën, ku janë arrestuar gjashtë persona.

Në aksionin që zhvilloi Policia e Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe Fushë Kosovë, janë sekuestruar mbi 56 kilogramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Po ashtu në veri të martën është shkatërruar një laborator për mbjelljen, rritjen dhe kultivimin e kanabisit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme