Rrahen pesë nxënës në shkollën ekonomike në Mitrovicë, dy përfundojnë në spital

Prishtinë | 29 Pri 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Pesë nxënës të shkollës ekonomike në Mitrovicë janë arrestuar dje pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rrahja ka ndodhur  dje në mesditë në oborrin e shkollës ekonomike në rrugën ‘UÇK’, ku janë përdorur edhe shkopinj druri.

Sipas burimeve, njërit prej të dyshuarve i është konfiskuar një shkop druri, ndërsa një tjetër është gjetur në vendin e ngjarjes.

Dy nga personat e shoqëruar në Polici kanë kërkuar tretman mjekësor dhe pas trajtimit në Emergjencën e spitalit rajonal, janë liruar për shërim shtëpiak.

Sinjali mëson se ende nuk dihen motivet e rrahjes, teksa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit janë liruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme