A pati dëme nga droni ‘misterioz’ në Mitrovicë, deklarohet Hamza

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë një dron ka rënë në lagjen Bair të Mitrovicës. Rreth këtij incidenti është deklaruar Kryetari i Komunës, Bedri Hamza.

Ai tha se nga ky dron nuk është lënduar askush dhe që organet kompetente po merren me hetimet rreth origjinës së tij.

“Informata më të sakta ua japin Policia se po merren me atë punë, por sa jam i informuar nuk ka shkaktuar dëme në njerëz. Për pjesë tjetër janë organet përgjegjëse”, tha ai për Sinjalin.

Në pyetjen se a dihet origjina e dronit, Hamza u përgjigj se “jo, është çështje e organeve përgjegjëse”.

Zona ku ka rënë droni, është bllokuar nga Policia e Kosovës dhe deminuesit.

Ende nuk ka përgjigjie nga Policia e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme