Dyshohet për blerje votash në qendër të Beogradit

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Përdoruesit e mediave sociale po shpërndajnë masivisht një video që u shfaq në rrjetin social ‘Twitter’.

Videoja, siç dyshojnë përdoruesit e rrjeteve sociale, ka regjistruar momentin e blerjes së votave, raporton N1.

Sipas mediave në Serbi, dyshohet se pamjet janë regjistruar në qendër të kryeqytetit serb, Beograd, konkretisht në rrugën Kraljevica Marka.

E një gjë e tillë sipas ligjeve në fuqi në Serbi sanksionohet edhe me burgim deri në disa vite.

Ndryshe, zgjedhjet sot në Serbi janë karakterizuar me shumë parregullsi. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme