Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se për secilin janë të mjaftueshme dy mandate, aq sa ka pasur edhe vetë për ta drejtuar një institucion lokal.
Sipas tij me këtë logjikë duhet liruar rrugën për kandidatë të tjerë.
Por megjithëse nuk ka kandiduar vetë për mandatin e tretë Ahmeti, ka theksuar se asnjë prej kandidatëve për kryeqytetin të tanishëm nuk ia mbush syrin, njofton Klan Kosova.
“Nga ato që po shoh si ofertë mendoj se disa nga ata janë papërvojë në qeverisje lokale”, është shprehur Ahmeti në Rubikon.
“Për Prishtinën çdo kandidati i mungon diçka. Mua më duket sikur babait për vajzën: asnjë djalë nuk është i mirë për të”.
“Nuk ka punë më të vështirë në politikë sesa kryetar komune. Tetë vjet mjaftojnë për të qenë kryetar komune. Prishtina ka probleme bazike, disa i kemi zgjidh, por asnjëherë nuk zgjidhen të gjitha problemet. As më 2015 nuk do të zgjidhen të gjitha çështjet, një përfundon, del një e re”.