Ahmeti për rastin e vajzës në Ferizaj: Tash badihava e mbani atë shqyrtim kryesor

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 18 vjeçares nga Ferizaji, duke vë fajin tek gjyqësori si një nga reformat më të rëndësishme.

“Nuk është e drejtë me mbajt dikënd në paraburgim shtatë vite, por edhe më pak e drejtë mundësia me kry krime tjera. Tash badihava e mbani atë shqyrtim kryesor”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Prokurori i Ferizajit tha se njëri nga të dyshuarit ka aktakuzë për tentim vrasje në vitin 2013 por që gjykimi nuk është mbajtur ende. Kjo vetëm në Kosovë. Nuk e di që ka reformë më të rëndësishme të gjyqësorit se sa largimi i drejtësisë së liftit, ku nja rast i tillë nuk ka gjykim shtatë vite dhe në rastin e mbajtjes se seancave mbahet nga një në muaj për shumë vite për tu kthyer pastaj nga gjykatat e larta në rigjykim. Kësaj i thonë elevator justice.
Si e tillë, personi ka mujt me u sorollat i lirë dhe me kry vepra tjera edhe pse ka pas dyshim të bazuar për tentim vrasje. Nuk është e drejtë me mbajt dikënd në paraburgim shtatë vite, por ehde më pak e drejtë mundësia me kry krime tjera. Tash badihava e mbani atë shqzrtim kryesor.

Të ngjashme