Ahmeti përuron Kuzhinën Qendrore të bartur në objektin e ri

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 14:17 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, hapi solemnisht Kuzhinën Qendrore, të bartur në objektin e ri prapa çerdhës në Ulpianë.

Me këtë rast ai ka thënë se projekti i Kuzhinës Qendrore është një prej projekteve më të rëndësishme sepse nga ky projekt do të furnizohen të gjitha çerdhet e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Sot po përfundojmë punën në Kuzhinën Qendrore, kjo ka qenë e braktisur dhe është renovuar. Kemi sjellë krejt pajisjet dhe furnizimi i çerdheve bëhet nga kjo kuzhinë. Ky është njëri ndër projketet më të duhura për ne”, tha i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Sipas tij kjo kuzhinë do të kthehet në një ndërrmarrje publike për ushqim cilësor për fëmijët. Ai ka pranuar se ka mungesë të punëtorëve por ata do të tentojnë që shtojnë numrin e tyre.

Ndërsa Fatime Zogiani, kryekuzhiniere në këtë kuzhinë ka shprehur kënaqësinë që tash i’u janë ofruar kushtet për punë sa më efektive.

“Jemi të kënaqur shumë me kryetarin, ka pru mjete të reja, na ka mbrojtë, na ka çmu shumë. Kushtet na i ka bo shumë të mira sepse kemi punu pa nxemje nëpër bodrume. Ndërsa tash të gjitha janë të bollshme, ka edhe kazana të bollshëm”, tha kryekuzhinierja Zogiani.

Nga Kuzhina Qendrore aktualisht furnizohen 12 çerdhe të kryeqytetit por me mundësi të rritjes në muajt në vazhdim.

 

Të ngjashme