Shpend Ahmeti, ish-kryetari i Prishtinës, ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje nuk duhet parë domosdoshmërisht si protestë e qëllimshme, por si lodhje dhe indiferencë e qytetarëve pas disa proceseve zgjedhore brenda një periudhe të shkurtër.
Ai tha se përsëritja e shpeshtë e zgjedhjeve ka ndikuar që disa qytetarë të mos votojnë, duke ulur prioritetin e pjesëmarrjes në votim.
Ahmeti shtoi se, sipas tij, një pjesë e elektoratit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka protestuar, por thjesht nuk ka dalë për të votuar.
“E kisha qujtë jo veprim të qëllimshëm të protestës, por një indiferencë rreth procesit zgjedhor sepse 5 procese zgjedhore brenda dy viteve dhe thjesht ka pasur një lodhje të qytetarëve… Nuk ka pasur diskutime të tilla që thjesht po du me dënu partinë teme, po nuk ia vlen a ia vlen 5 herë, dhe diskutimi se do të ketë edhe një palë zgjedhje thjesht te disa njerëz kanë lëviz prioritetin e votimit më posht, jo jam shku diku, jo s’kam pas kohë… E kam thënë më herët se rrezikun e vetëm LVV e ka pasur nga modalja e qytetarëve, nuk janë ata votues kanë protestu ndaj VV, dhe s’kanë dal, thjeshtë janë votues të fjetur”, tha Ahmeti në emisionin “DPT te Fidani”.