Ahmeti: Natën kemi zhbllokuar rrugë fshtatrash, bora deri në 2 metra

Prishtinë | 07 Jan 2017 | 11:29 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot janë duke u pastruar trotuaret e rrugëve qendrore.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka thënë se gjatë natës së kaluar kanë zhbllokuar dhjetëra rrugë fshatrash ku edhe kishte arritur bora deri në dy metra.

“Sot, punëtorët e ‘Hortikulturës’ po pastrojnë edhe trotuaret e rrugëve qendrore. Gjatë natës kemi zhbllokuar dhjetëra rrugë fshatrash. Në disa prej tyre bora kishte arritur deri në 2 metra. Vazhdojmë edhe sot me thirrje nga shtëpi individuale të bllokuara nga bora”, ka shkruar Ahmeti.

Image may contain: one or more people, tree, sky, outdoor and natureImage may contain: one or more people, snow, tree, outdoor and natureImage may contain: snow and outdoorImage may contain: one or more people, snow, tree, outdoor and natureImage may contain: one or more people, snow, tree and outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme