Ahmeti: Qeveria të reflektojë mbi kërkesat e zjarrfikësve!

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 13:23 | Nga

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), në profilin e tij në facebook ka reaguar për protestën e paralajmëruar të zjarrfikësve shpëtues, për këtë të enjte në ora 10:00, para Qeverisë së Kosovës, në konferencën për shtyp të sindikatës së pavarur të zjarrfikësve shpëtues të Kosovës.Qeveria të reflektojë mbi kërkesat e zjarrfikësve!

Postimi i tij i plotë:

“Zjarrfikësit në Kosovë duhet të merren seriozisht.

Jo vetëm kur protestojnë ose kur detyrohen të kërcënojnë me protesta. Por, duhet qasje institucionale ndaj këtij mekanzimi aq të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve dhe pronës së tyre.
Problemet evidente të grumbulluara me vite të tëra, sigurisht se shkaktojnë indinjatë dhe revoltë te kjo kategori punëtorësh sakrifikues në Kosovë.
Qeveria do të duhej të reflektojë mbi kërkesat e tyre.
Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme