Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe nënkryetari Dukagjin Gorani kanë kanë takuar Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë këtij takimi, sipas një postimi në Facebook të PSD-së, është diskutuar për gjendjen politike në Kosovë, veçmas për zhvillimet lidhur me procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.
“Duke e theksuar nevojën e ndërtimit të konsensusit të gjerë politik, institucional dhe shoqëror në Kosovë, për çështjen e dialogut me Serbinë; Shpend Ahmeti dhe Dukagjin Gorani kanë rishprehur qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Presidenti Thaçi dhe ekipi negociues i Qeverisë së Kosovës nuk kanë legjitimitet për ta bartur procesin e negociatave”, thuhet në postimin e PSD-së.