Musli Gucati, djali i ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucati ka publikuar një fotografi me gjyshen e tij, e cila duket se nuk është mirë me shëndet, pasi që është shtrirë në spital.
Sipas tij, Hysni Gucati i ka dhënë fjalë nënës së tij se do ta gëzojnë së bashku lirinë.
“Ai nuk do e fali veten e as ty po se mbajti fjalën që së bashku do e gëzoni lirinë, ai nuk do e fali veten e as ty po e djeg një dhimbje mos ia bëj dy.
Gjyshe qëndro e fortë si çdo herë dhe bëje Hysin ta mbaje premtimin e dhënë kur të takoj ditë me pare”.
Kujtojmë se rreth 3 jvë më parë ka vdekur babai i Hysni Gucatit.
Ish-ushtarit të UÇK-së, i cili gjendet në Hagë nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait të tij.