Këngëtarja shqiptare, Aida Doçi, prej disa muajsh është e martuar me menaxherin e saj, Naser Qelin.
Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në ‘Ndërrimin e Natës’, teksa ka shpalosur të gjitha risitë e jetës së saj profesionale e po ashtu edhe personale.
E pyetur për jetën martesore, artistja e njohur deklaroi se është në kulmin e lumturisë.
“Jam në kulmin e dashurisë, unë jetoj me Naserin me dy fëmijët e tij. Mund të them lirisht se edhe ata të dy janë dashuri për mua, janë një bekim për mua. Jemi një familje e mrekullueshme. Jemi duke jetuar për mrekulli”, ka thënë ajo.
E pyetur se si ka filluar të kuptoj se Qeli nuk është vetëm një bashkëpunëtor në karrierë, Doçi nuk mungoi me një përgjigje.
Gjatë kohës kur ishim duke punuar, thjesht jemi lidhur aq shumë. Nuk ka qenë asnjëherë e planifikuar, nuk kam pasur asnjëherë dëshirë që ta përzij profesionin me jetën personale”, shton ajo.
Sidoqoftë, Aida thekson se nuk kanë planifikuar akoma për ndonjë dasmë.