Trajneri Erik ten Hag e ka zgjatur kontratën me Ajaksin pas një stinori të mrekullueshëm me gjigantin holandez.
49 vjeçari i cili mori këtë pozitë në janar të vitit të kaluar, e udhëhoqi klubin kryeqytetas drejt triumfit në kampionatin dhe kupën e Holandës, si dhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kështu, sipas marrëveshjes së re, ai do të qëndrojë te Ajaksi deri në vitin 2022.