Ajaxi, golashënuesit më të mirë në Evropë: 155 gola në 51 ndeshje

Prishtinë | 19 Pri 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Pasi Ajaxi e tronditi botën e futbollit me paraqitjet dhe rezultatet e siguruara në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ëhoscored.com i ka grumbulluar edhe statistikat e tjera mbresëlënëse të kësaj skuadre holandeze për këtë sezon.

Të martën, Ajaxi e shtoi Juventusin në listën e skuadrave që i ka eliminuar nga Liga e Kampionëve, bashkë me Real Madridin. Në këtë mënyrë, holandezët po i habisin të gjithë dhe tashmë kanë arritur në gjysmëfinale, ku do të ndeshen me Tottenhamin.

Për më tepër, Ajaxi është klubi me statistikat më të mirë në Evropë sa i përket golave të shënuara. Klubi holandez i ka shënuar 155 gola në 52 ndeshje, ndërsa Manchester City radhitet në pozitën e dytë, me 154 gola në 55 ndeshje.

Pas tyre radhitet Paris Saint-Germaini me 234 gola në 49 ndeshje dhe Bayerni, ndërsa Barcelona vijon me 125 në 51 ndeshje. Ajo që e ka kapur vëmendjen e mediave është se Lionel Messi, me 45 gola dhe 21 asiste, është përfshirë drejtpërdrejt në më shumë se gjysmën e golave të katalonasve.

Lista e klubeve:

  1. Ajax: 3.03 gola për ndeshje (3.53 në ligë, 3.4 në kupë dhe 2.0 në Ligën e Kampionëve)
  2. Manchester City: 2.8 gola për ndeshje (2.6 në ligë, 3.17 në kupë dhe 3.0 në Ligën e Kampionëve)
  3. Paris Saint-Germain: 2.73 gola për ndeshje (2.88 në ligë, 2.75 në kupë dhe 2.5 në Ligën e Kampionëve)
  4. Bayern Munich: 2.62 gola për ndeshje (2.69 në ligë, 3.2 në kupë dhe 2.0 në Ligën e Kampionëve)
  5. Barcelona: 2.45 gola për ndeshje (2.53 në ligë, 2.33 në kupë dhe 2.3 në Ligën e Kampionëve)
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme